BE-ja vazhdon mbështetjen për identifikimin e viktimave NULL NULL 27/04/2015 27/04/2015 Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, u ka ofruar përkrahjen familjeve të personave të pagjetur. “Bashkimi Evropian qëndron i bashkuar në kujtim së bashku me familjet e viktimave të zhdukura gjatë mizorive të kryera në Kosovë më 1999. Zbulimi i së vërtetës në mënyrë që t’u mundësohet familjeve të viktimave të mbajnë zi për të dashurit e tyre mbetet njëdetyrë urgjente dhe bashkë me gjetjen e përgjegjësve për krimet dhe ndjekjes sëtyre në mënyrëqë të sillen para drejtësisë, është parakusht për pajtim midis komuniteteve”. 27 prilli si ditë e Personave tëPagjetur duhet të shërbejë si shtysë për institucionet përgjegjëse për ta shpejtuar këtë proces. Në këtë ditë, BE-ja u bën thirrje autoriteteve në Prishtinë dhe Beograd për ta rritur angazhimin politik të qeverive të tyre dhe mbështetjen për informacionet e reja lidhur me fatin dhe vendndodhjen e personave tëpagjetur dhe lokacioneve të reja të varreza. BE-ja do të vazhdojë të sigurojë mbështetje politike dhe financiare për këtëproces. Më konkretisht, Zyra e BE-së në Kosovë po e shqyrton mundësinë e zotimit deri në fund të kësaj vere të ndaj deri në 350.000 EUR për të mundësuar testet e ADN-së për rastet e gjetura gjatë vitit 2014 dhe të eshtrave të reja që pritet të gjenden”.
Kosova Inspektorati policor, sindikatës: Pika 1 dhe 2 ndër operacionet më të suksesshme kundër korrupsionit 5 minuta më parë
Kosova Rexhepaj: Vëllai me shumë luftëtarë kanë rezistuar në betejën e Hereqit (VIDEO) 5 minuta më parë
Kosova Ibrahimi: Kurti po ngjan në analist - deklarata për luftë largon investitorët e huaj (VIDEO) 5 minuta më parë