BE-ja ua pranon kosovarëve certifikatat e vaksinimit ndaj COVID-19 NULL NULL 30.06.2022 16:30 30.06.2022 16:30 Certifikatat e vaksinimit dhe testimet ndaj COVID-19 të qytetarëve të Kosovës nga sot do të pranohen nga Bashkimi Evropian. Në njoftim thuhet se certifikatat duhet të jenë në përputhje me Rregulloren e Bashkimit Evropian. “Nga dita e sotme, BE do të fillojë pranimin certifikatave të vaksinimit, testimit dhe rikuperimit të lëshuar ndaj COVID-19 nga shteti i Kosovës. Kjo vlen për të gjitha certifikatat e lëshuara në përputhje me Rregulloren e BE-së 2021/953 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit. #BE financoi zhvillimin e tyre”, theksohet në njoftim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024