BE-ja refuzoi Shqipërinë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

BE-ja refuzoi Shqipërinë

NULL NULL
21/05/2015
Bashkimi Europian e kishte refuzuar në mars kërkesën e kryeministrit Rama për çeljen e negociatave, kjo u bë gjatë një vizite të komisionerit Hahn në Shqipëri.

Përgjigjja negative argumentohej me faktin se Shqipëria nuk i kishte përmbushur detyrimet e saj. Duket se shprehja e kryeministrit Rama se “Europa ka nevojë për Ballkanin aq sa Ballkani ka nevojë për Europën” nuk kishte qenë bindëse për zyrtarët në Bruksel,raporton Gazeta Shqip.

Shqipëria nuk i kishte plotësuar prioritetet kyçe dhe ka ende punë për të bërë në reformën e administratës publike, atë në sistemin e drejtësisë, luftën kundër korrupsonit dhe krimit të organizuar. Mungesa e bashkëpunimit politik mes palëve është një tjetër tregues për Brukselin që Shqipëria nuk është gati për të hapur negociatat për anëtarësim.

Zgjedhjet lokale pritet të jenë gjithashtu një test i rëndësishëm për këtë hap, ndonëse nuk janë kusht i shkruar në listën e prioriteteve. Shqipëria shpreson të marrë një përgjigje pozitive në shtator dhe realizimi i zgjedhjeve me standarde do të reflektojë edhe në raportin që Komisioni Europian do të hartojë për vendin dhe në vendimin për çeljen ose jo të negociatave.