BE-ja për shpronësimet në Leposaviq: Duhet të ketë konsultim publik NULL NULL 02.02.2023 14:43 02.02.2023 14:43 Zyra e Bashkimit Evropian ka deklaruar se BE-ja po ndjek me shqetësim aktivitetet e ndërtimit, që po zhvillohen në zonat kadastrale Dren dhe Leshak, në komunën e Leposaviqit në veri të Kosovës. Kjo ka të bëjë me tokën që ishte caktuar për shpronësim nga Qeveria e Kosovës me një vendim të marrë më 16 janar të vitit 2023, transmeton klankosova.tv. Zëdhënësi i zyrës së Bashkimit Evropian për Kosovë, Nikola Gaon, për KosovaPress ka potencuar se është e rëndësishme të theksohet se procesi i shpronësimit, sipas ligjit të Kosovës, kërkon një periudhë për konsultim publik dhe mundësinë për qytetarët e prekur që të kundërshtojnë çdo vendim për shpronësim në gjykata përpara se çdo vendim për shpronësim të bëhet final. ”BE-ja i kërkon qeverisë së Kosovës që të bëjë të gjitha përpjekjet për të siguruar që të ndiqet procesi i duhur dhe se të drejtat e pronarëve të pronave të respektohen plotësisht”, është shprehur Gaon. Lista Serbe i ka dërguar një letër ambasadorëve të QUINT-it, me pretendimin se pronarëve serbë të tokave po iu sekuestrohen pronat nga shpronësimi “i paligjshëm” i Qeverisë së Kosovës, e cila ka miratuar vendimin për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme, të cilat janë të nevojshme për realizimin e projekteve infrastrukturore për interes publik në Komunën e Leposaviqit.
Kosova Tahiri, Kurtit: S’e pyete as opozitën as VV-në kur e pranove planin pa njohje reciproke e Asociacionin 2 months