Lajmet e fundit

Bashkimi Evropian ka folur për Front Online lidhur me protestat e zhvilluara në Kosovë pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Një zëdhënës i BE-së ka thënë se demonstratat paqësore përbëjnë një të drejtë themelore në një shoqëri demokratike.
“Demonstratat paqësore janë një e drejtë themelore në një shoqëri demokratike”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të BE-së për Front Online, transmeton Klankosova.tv
BE-ja ka bërë të ditur se po e përcjell nga afër situatën në Kosovë.
“Ne do të vazhdojmë ta ndjekim nga afër situatën”, thuhet në përgjigjen e BE-së,
Në përgjigjen e saj, BE-ja ka dhënë edhe një sqarim lidhur me misionin e saj për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX meqë u pyet konkretisht nga Front Online, pas protestave që ndodhën ditë më parë para zyrave të këtij misioni.
“Për informacionin tuaj, mund të konfirmojmë gjithashtu se EULEX-i është plotësisht funksional”, thuhet në përgjigjen e BE-së.