Lajmet e fundit

24 shtatori i 2026-ës shënoi trevjetorin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.
Tre vjet më vonë, në emisionin “Kosova Today”, gazetari i Klan Kosova, që përcolli këtë ngjarje të rëndë, Besnik Tahiri, tha se çështja e Banjskës është dështimi më i madh diplomatik i këtyre viteve, transmeton Klankosova.tv.
Pos tjerash, Tahiri tha se edhe diplomacia kosovare e gjeti veten jetime, dhe jo vetëm në këtë rast.
“Është dështimi më i madh diplomatik i këtyre tri viteve të fundit, qysh Bashkimi Evropian, pikë së pari, nuk e ka kushtëzuar Serbinë, jo për vetë faktin me ia hap ose mbyll ndonjë kapitull për integrimin në BE, por me ia ndalë fondet. Domethënë kushtëzimin kryesor, Brukseli nuk e bënë si levë ndaj Serbisë, domethënë sanksionet ndaj Serbisë nuk ekzistojnë dhe ky është një problem i madh, dhe ky është një dështim edhe i diplomacisë kosovare, e cila për këto tri vitet e fundit e gjen veten jetime, sepse u pa më 16 shtator, kur erdhi vendimi për ish-krerët e UÇK-së, se sa të vetmuar ishim ne diplomatikisht me botën”, tha Tahiri.