BE-ja në mars ia dërgon Ukrainës 4.5 miliardë euro NULL NULL 24.02.2024 20:59 24.02.2024 20:59 Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian Javën e ardhshme ka gjasë të bëhet transferi i parë nga paketa 50 miliardëshe e Bashkimit Evropian si ndihmë për Ukrainën. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka konfirmuar gjatë vizitës në Kiev në dyvjetorin e nisjes së pushtimit rus, se në mars do të barten 4.5 miliardë euro, raporton Kyivindependent, transmeton KlanKosova.tv. 27 vendet anëtare të BE-së janë pastruar më 1 shkurt për krijimin e pakos 50 miliardëshe për ta ndihmuar Ukrainën në luftën e saj me Rusinë. Deri më tani blloku ka dërguar 28 miliardë euro asistencë ushtarake për Ukrainën. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova VV-ja partia që u dënua më së shumti gjatë fushatës, mbi 200 mijë euro gjoba 13 minuta më parë
Kosova Limaj pas tubimit në Pejë: Kosova ka vendosur për koalicionin “Për Kosovën Fituese” dhe numrin 137 28 minuta më parë