BE-ja në Kosovë uron komunitetin rom për Ditën Ndërkombëtare të tyre

BE-ja në Kosovë uron komunitetin rom për Ditën Ndërkombëtare të tyre

NULL NULL
1 week më parë

Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, për Ditën Ndërkombëtare të Romëve, ka pritur në takim përfaqësuesit e këtij komuniteti, deputetin Erxhan Galushi dhe zëvendësministrin për Komunitete dhe Kthim, Gazmend Salijeviq.

Ai ka thënë se ky komunitet përfaqëson një pjesë integrale të shoqërisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.

“BE-ja do të vazhdojë të mbështesë romët e Kosovës, si dhe të gjitha komunitetet e tjera që të jenë pjesë gjithëpërfshirëse e të gjitha sferave të jetës publike në Kosovë”, thuhet në deklaratën e Zyrës së BE-së.