BE-ja ia akordon 920 milionë euro Irlandës për ndikimin e Brexitit NULL NULL 06.12.2021 23:14 06.12.2021 23:14 Republika e Irlandës do të marrë 920 milionë euro nga një fond i Komisionit Evropian, i cili është krijuar për të “zbutur pasojat e Brexitit”. Rezerva e Rregullimit të Brexitit është e disponueshme për të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe “siguron një përqendrim të fortë tek ata që janë më të prekur”. Komisioni njoftoi se Irlanda është përfituesi më i madh dhe shteti i parë që përfiton. Derisa rezerva ka një buxhet total prej 5.4 miliardë eurosh. Qeveria irlandeze do të marrë 361.5 milionë euro në 2021, 276.7 milionë në 2022 dhe 282.2 milionë euro në 2023, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Komisionerja për Kohezionin dhe Reformat, Elisa Ferreira, tha se Brexit ka pasur një “ndikim negativ në jetët e shumë njerëzve” dhe janë “njerëzit në Irlandë ata që e ndjejnë atë më shumë”. “Rezerva e Rregullimit të Brexitit e BE-së qëndron për solidaritet me ata që janë më të prekurit. Duke ecur përpara, ne nuk duam të lëmë askënd pas. Financimi që do të marrë Irlanda do të kontribuojë në përmirësimin e standardeve të jetesës, në mbështetjen e rritjes ekonomike në vend dhe në zbutjen e ndikimeve negative në komunitetet lokale,” vazhdoi ajo. Qeveria irlandeze pati një rol të rëndësishëm në negociatat e Brexit-it dhe në zbatimin e Protokollit të Irlandës së Veriut, për shkak të kufirit tokësor me Mbretërinë e Bashkuar dhe implikimeve të mundshme tregtare të Brexitit. Protokolli, i krijuar për të parandaluar kufizimet tregtare në kufirin irlandez, është një element kyç i marrëveshjes së Brexitit që e mban Irlandën e Veriut në linjë me tregun e përbashkët të mallrave të Bashkimit Evropian. Megjithatë, ajo është përballur me kritika nga sindikalistët për shkak të ndërprerjes së disa mallrave që lëvizin midis Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Moderatori, Kurtit: Duket që nuk e ke problem nëse po e hidhëron dikë - Kurti: Kritika është e shëndetshme 19/03/2024