BE-ja i thotë Kosovës ta nisë “Autostradën e paqes” (VIDEO)

BE-ja i thotë Kosovës ta nisë “Autostradën e paqes” (VIDEO)

NULL NULL
nga Besnik Tahiri 2 months më parë

Në Bruksel, është mbajtur takimi i katërt mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA).

Në kuadër të Këshillit të përbashkët, Prishtinën e përfaqësoi kryeministri Albin Kurti, kurse Unionin kryediplmati Josep Borrell dhe komisionari për zgjerim, Oliver Varhelyi.

“Folëm edhe për tregun e përbashkët rajonal, që është qelësi për zbatimin e planit tonë ekonomik e investues për Ballkanin Perëndimor. Ka shumë pak kuptim që të ndërtohen rrugë të reja e përmirësojmë hekurudhat e të kualifikojmë fuqitë punëtore kur në terren ka aq shumë barriera të ndryshme.”

U fol në detaje edhe për planin e qeverisë që të bëjë vetingun në sistemin e drejtësisë.

“Po angazhohemi me qeverinë e Kosovës që të shohim se sa ky proces, që ata e quajnë veting, do të kontribuojë në këto që i thashë. Por, nëse më pyesni mua, nuk mendoj se një operacion kaq i madh është i nevojshëm. Bazat e sistemit janë sipas standardeve tona,” theksoi Varhelyi.

Nga ana e tij, Kurti thotë se qeveria në Prishtinë po bën punë të jashtëzakonshme në luftimin e krimit të organizuar e korrupsionit dhe se anatarësimi në Union është qëllimi kryesor.

“Sivjet janë zhvilluar diku rreth 500 aksione me rreth 900 bastisje, përderisa i kemi shkatërruar 41 grupe kriminale”.

Sikur në krejt takimet tjera, edhe kësaj radhe, kryeministri kosovar kërkoi nga Brukseli vendimin final për liberalizimin e vizave.

Sipas Kurtit, janë plotësuar krejt kushtet e s’ka më asnjë arsyetim për mosliberalizimin.