Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

BE-ja i quan “pretendime të pabaza” kritikat e Kurtit për Lajçakun

NULL NULL
nga Besnik Tahiri 19.09.2023 13:26
peter stano

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Peter Stano, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili të hënën në një konferencë për media adresoi kritika të rrepta ndaj emsiarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

“Sa i përket deklaratave të bëra nga zotëri Kurti, ne nuk i komentojmë –komentet, sidomos nëse ato përmbajnë pretendime të pabaza. Shtetet anëtare të BE-së, vazhdimisht e kanë bërë shumë të qartë se ata plotësisht përkrahin emisarin special Miroslav Lajçak, sikurse dhe përfaqësuesin e lartë (Josep Borrell) në rolin e tij si lehtësues në dialogun Prishtinë-Beograd”.

“Pra ata (BE-ja) plotësisht përkahin këtë dyshe në angazhimin e tyre që të ndihmojnë Kosovën dhe Serbinë që më në fund të vijnë në një nivel që t’i normalizojnë marrëdhëniet”, tha Stano, gjatë konferencës së rregullt të BE-së të mbajtur në Bruksel.

Kurti me akuza ndaj Lajçakut: Në takimin e fundit pati pozicion kundër Kosovës

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.