20:13, 11 Korrik 2019

33 të vrarë 24 vjet më parë u varrosën të mërkurën në Qendrën Memoriale Potoçari të Srebrenicës, ku u përkujtua  përvjetori i masakrës që bënë serbët mbi boshnjakët.

Nga 11 deri më 22 korrik të vitit 1995, forcat paramilitare të prira nga gjenerali Ratko Mlladiq, vranë mbi tetë mijë burra e djemë në atë që nihet si gjenocidi i Evropës pas luftës së dytë botërore.

Ndërkohë në Serbi edhe sivjet ka vazhduar të thuhet se Srebrenica është krim i rëndë por asesi gjenocid.

Por nga Brukseli, kanë ardhur thirrje që kësi mohimi i gjenocidit mos të ndodhë.

Shefja e diplomacisë, Federika Mogherini dhe komisionari për zgjerim Johannes Hahn, dolën me dekleratë të përbashkët në përkujtim të 24 vjetorit të masakrës.

Konkurs Pune

Lexo më shumë