BE ia lehtëson liberalizimin e vizave Bjellorusisë, reagon Pacolli NULL NULL 14.05.2020 16:44 14.05.2020 16:44 epa02596395 Behgjet Pacolli, the newly elected president of Kosovo speaks at the parliament in Kosovo's capital Pristina, on 22 February 2011. Kosovo parliament has elected businessman Behgjet Pacolli as country's new president. EPA/VALDRIN XHEMAJ Parlamenti Evropian ka miratuar dy marrëveshjet që do të lehtësojnë liberalizimin e vizave për Bjellorusinë. Kjo është përkrahur nga 634 eurodeputetë. Lidhur me këtë zhvillim ka reaguar ish-ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli. Pacolli i ka pyetur ambasadorët e Bashkimit Evropian dhe atë të Gjermanisë në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe Christian Heldt, se çka kanë për të thënë. “Përgëzime për Bashkimin Evropian dhe shtetet anëtare që kanë gjetur kurajën për të lëvizur përpara me lehtësimin e vizave për Bjellorusinë dhe që vazhdojnë të mbajnë Kosovën si vendin e vetëm të izoluar pa pasur mundësi të lëvizjes së lirë. Dëshiroj të shoh se çfarë Natalya Apostolova dhe Christian Heldt do të thonë tani”. Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave. Gjermania po e përkrahë fuqishëm procesin e liberalizmit, kurse Franca ka hezitime në këtë proces. Congratulations to European Union and its member states for finding the courage to move ahead with visa facilitation w/Belarus and continuing to keep Kosovo the only in Europe isolated and unable to travel free. I would like to see @ApostolovaEU & @GermanAmbKOS what they say now? — Behgjet Pacolli (@pacollibehgjet) May 14, 2020 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë