17:49, 4 Shkurt 2019

Kompanitë e mëdha të mediave sociale kanë dyfishuar ritmin me të cilin po e luftojnë gjuhën e urrejtjes në internet.

Kjo filloi që nga koha kur u bashkuan më qasjen vullnetare të Bashkimit Europian në vitin 2016, thonë zyrtarët e BE-së, njofton Klan Kosova.

Gjigantët e internetit siç janë YouTube, Microsoft, Twitter dhe Facebook tanimë në 89 për qind të rasteve janë duke vendosur shenjë në përmbajtjet me gjuhë të urrejtjes gjatë 24 orë si dhe 72 për qind të përmbajtjeve të ndaluara janë hequr.

Shifrat tregojnë se dallimi është 40 për qind me 28 për qind që nga nënshkrimi i një kodi të sjelljes nga kompanitë më 2016, sipas zyrtarëve të Komisionit Europian.

“Rezultatet tregojnë se kompanitë kanë marrë detyrimet e tyre seriozisht,” tha komisionerja e BE-së për Drejtësi dhe Çështjet e Konsumatorit, Vera Jourova , në një konferencë shtypi në kryeqytetin belg, Bruksel.

Konkurs Pune

Lexo më shumë