BE do të vazhdojë shfrytëzimin e objekteve aktuale, Szunyog falënderon Kosovën NULL NULL 03.12.2021 13:52 03.12.2021 13:52 Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka falënderuar Kosovën dhe Qeverinë për nënshkrimin e marrëveshjes që i lejon vazhdimin e shfrytëzimit të ndërtesës, në të cilën janë të vendosura zyrat e Bashkimit Europian në Kosovë. “Dje nënshkruam marrëveshjen me Albin Kurtin që i mundëson Zyrës së BE-së në Kosovë të vazhdojë të qëndrojë në ambientet aktuale. Faleminderit qeverisë dhe popullit të Kosovës për këtë shenjë vlerësimi për kontributin e BE-së në zhvillimin e Kosovës”, ka shkruar Szunyog në Twitter, njofton Klan Kosova. Kryeministri Kurti të enjten ka pritur në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefin e Zyrës së BE-së, Szunyog. Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit u tha se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në vend. https://twitter.com/EUAmbKS/status/1466739945926803464/photo/1 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dhuna në familje, tre raste në Prishtinë e dy në Fushë Kosovë brenda 24 orëve 9 minuta më parë