20:23, 12 Mars 2019

Bashkimi Evropian dhe India kanë marrë vendim që t’ia ndalojnë fluturimin mbi hapësirën ajrore të tyre aeroplanit Boeing 737 Max.

Ky hap është ndërmarrë në mënyrë që të ketë siguri më të madhe për pasagjerët, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Ato bashkohen në listën e gjatë të vendeve që e kanë ndaluar këtë lloj aeroplani, përfshirë Britaninë e Madhe.

Kjo ka ardhur pasi që aeroplani i kompanisë ajrore nga Etiopia u rrëzua të dielën ku mbetën të vdekur 157 veta që ishin në bord.

Ky ishte aksidenti i dytë fatal ku të përfshirë kanë qenë modele 737 Max 8 në më pak se pesë muaj.

Në anën tjetër zyrtarët amerikanë kanë thënë se ku model është ende i sigurt për fluturim.

Konkurs Pune

Lexo më shumë