BE bën thirrje të ndalen luftimet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për Nagorni-Karabakun NULL NULL 27.09.2020 19:56 27.09.2020 19:56 Bashkimi Evropian kërkon nga Armenia dhe Azerbajxhani të ndërpresin luftimet që kanë shpërthyer për Nagorni-Karabakun, trasnmeton Klan Kosova. Josep Borrell, Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell, me anë të një postimi në Twitter ka thënë se ka biseduar gjatë ditës së stome me ministrat e dy shteteve ku edhe u ka thënë se duhen të kenë një armëpushim të menjëhershëm. “Nuk ka zgjidhje ushtarake për konfliktin, Rruga e vetme për të ecur përpara është që të kthehen në tavolinën e negociatave pa parakushte nën udhëheqjen e Grupit të Minskut OSBE”. Presidenti i Azerbajxhanit. Ilham Aliyev tha se kishte të vdekur dhe të plagosur në mesin e popullatës civile dhe ushtarëve, pasi forcat armene hapën zjarr përgjatë vijës së ndarjes. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Nuk ka kuorum për votimin e Komisionit Hetimor për kontrata njëburimore gjatë Qeverisë Kurti 2 minuta më parë
Kosova Abdixhiku: Prokuroria Speciale të hetojë kontratat njëburimore të realizuara nga Qeveria Kurti 13 minuta më parë