BDI kërkon Gruevskin në Qeveri - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

BDI kërkon Gruevskin në Qeveri

NULL NULL
03/06/2015

Marrëveshja e arritur dje, për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme mund të anulohet, nëse në Bruksel nuk pranohet kërkesa e LSDM-së për qeveri kalimtare, e cila do të duhej të përgatisë terrenin që zgjedhjet të jenë fer dhe demokratike.

Sipas burimeve të Faktor, LSDM-ja nuk lëshon pe nga kërkesa e tyre, ndërkaq edhe VMRO-DPMNE qëndron fort në kërkesën e saj se nuk duhet të ketë qeveri kalimtare.

Ndërkaq, mësohet se nga BDI kërkojnë që kompromisi të jetë në rikonstruktim të ri të qeverisë, ku disa ministri kyçe do t’i takonin LSDM-së, por në krye të asaj qeveri të jetë Nikolla Gruevskit. Bisedimet e radhës do të mbahen më 10 qershor në Bruksel.