BDI fiton vetëm tri komuna të vogla, Tetova, Struga dhe Gostivari në balotazh

BDI fiton vetëm tri komuna të vogla, Tetova, Struga dhe Gostivari në balotazh

NULL NULL
1 month më parë

Bashkimi Demokratik për Integrim në bazë të rezultatit të deritanishëm mund të fitojë vetëm tre komuna ka shkuar në balotazh.

Bëhet fjalë për komunën e Lipkovës, Saraj, dhe Plasnicë që janë tri komuna me numër shumë të vogël votuesish.

Në të paktën 5 komuna të tjera përfshirë Dibrën, Tetovën, Gostivarin dhe Strugën, kandidatët e BDI do të shkojnë në balotazh.
Në Strugë, Gostivar dhe Dibër ka një garë të fortë mes BDI dhe Koalicionit për Shqiptarët, të Ziadin Selës.

Ndërsa në Tetovë Teuta Arifi e BDI ka garë të hapur me Biljal Kasami të Lëvizjes Besa.

BDI e Ali Ahmetit është në koalicion qeverisës me LSDM, koalicion ku bën pjesë dhe Lëvizja Besa.

Nga ana tjetër Koalicioni për Shqiptarët dhe Alternativa janë në disa komuna pjesë e koalicionit të VMRO-DPMNE.

Në raudin e parë, nga numërimi i deritanishëm i votave duket se partitë opozitare kanë marrë një rezultat më të kënaqshëm./Euronews/