BBVK në një event me Big Brother nga e gjithë bota (VIDEO) NULL NULL 12.06.2025 14:13 12.06.2025 14:13 Suksesi i Big Brother VIP Kosova ka tejkaluar kufijtë e rajonit dhe ka marrë jehonë edhe në arenën ndërkombëtare. Në një darkë të mbajtur në Gjermani, ku janë mbledhur përfaqësues të mbi 20 shteteve organizatore të formatit Big Brother, Kosova u përfaqësua nga producentja Olsa Muhameti dhe moderatori Alaudin Hamiti. Përmes një lidhje telefonike në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, dyshja treguan se ky edicion i fundit i BBVK-së është vlerësuar lartë nga organizatorët ndërkombëtarë dhe se Kosova është mirëpritur në këtë ngjarje të rëndësishme, falë sukseseve të arritura përmes formatit. Ndiqni detajet shtesë, në videon vijuese: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.