BBC shkruan për aktakuzën ndaj presidentit të Kosovës

BBC shkruan për aktakuzën ndaj presidentit të Kosovës

NULL NULL
12 months më parë

Mediumi prestigjioz britanik BBC ka shkruar për aktakuzën e ngritur ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

“Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është akuzuar për krime lufte nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Thaçi dhe nëntë persona të tjerë “janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje”, thuhet në një komunikatë për media, ashtu si edhe për tortura dhe zhdukje të detyruara. Krimet dyshohet se kanë ndodhur pas luftës për pavarësi të Kosovës në vitin 1999”, thuhet në shkrimin e BBC-së.

Në shkrimin e këtij mediumi prestigjioz nuk përmendet aktakuza e ngritur ndaj kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, transmeton Klan Kosova.

Tutje thuhet se “akuzat për trafikim organesh ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dolën në pah për herë të parë nga ish-prokurorja e krimeve të luftës në Hagë Carla del Ponte në vitin 2008”.

BBC përmend se Hashim Thaçi ishte udhëheqës politik i UÇK-së.