BBC: Fadil Vokrri – figura e shquar e futbollit kosovar (FOTO)

BBC: Fadil Vokrri – figura e shquar e futbollit kosovar (FOTO)

NULL NULL
2 years më parë
“Ekziston një figurë që duhet të veçohet mbi të gjithë të tjerët – historia e tij ndihmon për ta kuptuar origjinën e këtij ekipi special”.

“Gjatë gjithë ditës fjala mrekulli vazhdonte të dëgjohej. Ndoshta këtë njerëz që po qarkullonin nëpër rrugët e Prishtinës sapo kishin parë një të tillë”, e përshkruan BBC atmosferën pas ndeshjes Kosovë-Çeki ku Dardanët dolën fitues me rezultat 2-1.

Korporata Britanike e Transmetimeve (BBC), fillimisht tregon se ishte shtatori i vitit 2016 kur Kosova morri pjesë në ndeshjen e parë ndërkombëtare në futboll, transmeton Klan Kosova.

Kjo korporatë thekson se Kosova ka shumë gjasë që të kualifikohet në Euro 2020 dhe meritat për këtë sukses ia atribuon legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrrit.

“Shkëlqimi i një kombi të trazuar nga zemra e Ballkanit në garat më të mëdha të futbollit nuk ishte ëndrra e vetëm një njeriu”.

“Sidoqoftë, ekziston një figurë që duhet të veçohet mbi të gjithë të tjerët – historia e tij ndihmon për ta kuptuar origjinën e këtij ekipi special”.

“Ai ishte thelbësor për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare të futbollit, prandaj është një hero për vendin e tij”.

“Pas vdekjes së tij në moshën 57 vjeçare, stadiumi i Kombëtares së Kosovës u emërua në emër të tij: Fadil Vokrri”.

“Në mesin e tensioneve midis shqiptarëve etnikë dhe serbëve, Vokrri ishte mbase i vetmi që ishte në gjendje të komunikonte dhe futbolli ishte gjuha e tij.

“Kur ai u bë president i Federatës së Futbollit të Kosovës, ai nisi nga e para. Ai po drejtonte një shoqatë pa para dhe një ekip kombëtar që nuk kishte të drejtë të luante ndonjë ndeshje zyrtare”.

Djali i legjendës, Gramos Vokrri, ka treguar se si pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, babai i tij kishte menduar se gjithçka do të jetë e lehtë.

“Tani ne jemi të njohur si shtet dhe gjithçka do të jetë e lehtë – ai mendonte. Mirëpo shpejt e kuptoi se do të ishte gjithçka tjetër përveç e lehtë, por as kjo mënyrë nuk e ka penguar atë”, ka thënë Gramos Vokrri për BBC.

klankosova.tv