Baza ushatarake në Sazan bëhet atraksion turistik NULL NULL 17.05.2015 22:16 17.05.2015 22:16 "Pamjet e natyrës dhe imazhi shkëmbor të lënë pa frymë" raporton Daily Mail. Ky vend dikur i izoluar ka bukuri të rralla dhe kapacitetin të shndërrohet në njërin ndër vendet më të frekuentuara turistike gjatë verës. Gazeta e njohur britanike i ka bërë një reportazh ishullit të Sazanit në Jug të Shqipërisë. Agjencia Kombëtare e Bregdetit Shqiptar ka planifikuar ta hapë ish bazën ushtarake të Ishullit Sazan si atraksion turistik këtë verë, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova. Ishulli i Sazanit ndodhet në ngushticën e Otrantos, në Jug të Shqipërisë, aty ku takohet deti Jon me atë Adriatik. Teknikisht, ky vend është një bazë ushtarake, me dy marinarë dhe një bazë patrullimi, mirëpo kapaciteti i tij operacional nuk ka shkëlqimin që kishte dikur. Në të kaluarën, numri i trupave në bazë arrinte deri në 3000. Baza ushtarake ishte zhvilluar përgjatë periudhës komuniste, kur ishte intensifikuar frika nga sulmet nukleare nga Perëndimi. Gjatë viteve të Luftës së Ftohtë, vendi prej 2 kilometrave katrorësh ishte mbushur përplot me 3600 bunkerë të dizajnuar për t’i bërë ballë pushtimit. Fillimisht aty ishte stacionuar ushtria italiane në vitin 1930, kurse në vitin 1950, kjo bazë ishte përdorur për monitorimin e anijeve italiane dhe amerikane. Përderisa llogoret dhe tunelet e betonuara janë një dëshmi se sa shumë ka shpenzuar qeveria e asaj kohe duke u bazuar vetëm në dyshimin dhe frikën e një pushtimi të mundshëm, qeveria aktuale shpreson se perëndimorët do të vijnë ta vizitojnë ishullin Sazan për t’i parë plazhet e mahnitshme të rrethuara me male, si dhe të njihen me historinë e pasur që daton që nga Greqia Antike. “Ky që dikur ishte i izoluar, një vend i paarritshëm, një mister për pothuajse të gjithë shqiptarët, mund të kthehet në një vend atraktiv, sidomos për turistët e huaj”, thotë Auron Tare nga Agjencioni Bregdetar Kombëtar i Shqipërisë. Zyrtarët thonë se ky vend biodiversitar mund të tërheqë historianë dhe mund të bëhet destinacion i preferuar i zhytësve. Idetë që ka Qeveria për zhvillimin e bazës së braktisur ushtarake janë kreative. Njëra ndër to është që tunelet e betonuara të kthehen në bodrume të verës, transmeton Klan Kosova. Ishulli është vatër e disa llojeve të rralla të zogjve dhe zvarranikëve, kurse temperaturat bregdetare gjatë vitit luhaten nga 10 deri në 25 gradë. Pamjet e natyrës dhe imazhi shkëmbor të lënë pa frymë. Brenda ndërtesave të shkatërruara dhe të braktisura ka krevate të vjetra, enë kuzhine e madje edhe mjete shkollore. Por, çuditërisht, pjesa më e madhe e shkatërrimit ka ndodhur pasi Shqipëria u bë demokratike. Edhe pse për funksionalizimin e kësaj qendre turistike para se të vizitohet nga turistët nevojitet energjia elektrike dhe uji i pijshëm, planet për Sazanin janë të mëdha. Cili është hapi i parë? Pa dyshim, vizita e ambasadorëve perëndimorë gjatë verës. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.