Bayerni vë një rekord - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bayerni vë një rekord

NULL NULL
18/10/2015

Pas fitores së djeshme kundër Werder Bremen, Bayern Munich ka thyer një rekord në Bundesliga.

Bavarezët kanë shënuar nëntë fitore në po kaq ndeshje këtë edicion, duke pasur fillimin më të mirë të një edicioni.

Ishte Thomas Muller përsëri vendimtar për skuadrën e tij duke shënuar golin e vetëm në takim kundër Werderit, ai arriti që të realizojë në minutën e 24-të të takimit për t’i siguruar tre pikët e radhës klubit.

Me këtë fitore ekipi i Guardiolas e ka thyer rekordin e para tre viteve që kishte arritur skuadra nën udhëheqjen e Jupp Heynckes. Në atë sezonë Bavarezët kishin fituar tripletën.

Guardiola këtë takim e ka përshkruar si jo të lehtë pasi kundërshtarët ishin mbrojtur shumë. Marca.com e ka përshkruar si parkim të autobusit para portës dhe mbyllje të çdo mundësie për të shënuar.

Pep ka thënë se epërsia prej 1:0 nuk ishte e sigurt edhe pse ata kanë kontrolluar ndeshjen në pjesën më të madhe, transmeton Klan Kosova.