Bayerni eliminohet nga Kupa e Gjermanisë NULL NULL 04.04.2023 22:57 04.04.2023 22:57 Bayern Munich është eliminuar në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë, nga Freiburgu. Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Dayot Upamecanos, në minutën e 19’. Freiburgu nuk vonoi dhe e barazoi rezultatin në minutën e 27’, me anë të Nicolas Hofler. Me këtë rezultat edhe u mbyll pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Bayerni ani se tentoi me të gjitha forcat të kalojë në epërsi, ishte Freiburgu që kaloi në epërsi me anë të Lucas Holer, në minutën e 95’, me anë të një penalltie.