Bayern rrëmben edhe Superkupën e Gjermanisë, mposht Dortmundin në finale (VIDEO) NULL NULL 30.09.2020 22:52 30.09.2020 22:52 Ka përfunduar finalja e madhe e Superkupës së Gjermanisë ndërmjet Dortmundit dhe Bayerint. Mes një drame të madhe në “Alienz Arena”, skuadra e Flick triumfoj ndaj Dortmundit me rezultatin final në 2 me 3. Të parët që kaluan në epërsi ishin Bayerni përmes Tolissos në minutën e 18-të takimit, duke vazhduar me Muller, ndërkaq epërsinë e Bayenrit e ngushtoi, Brandt në minutën e 39-të takimit. Rezultati i pjesë së parë u vendos në 1 me 2. Ndërkaq, pjesa e dytë solli ndryshime, ishte sulmuesi, Erling Haaland që barazoi shifrat në 2 me 2 në minutën e 55-të duelit, por këtë sfidë e vulosi Kimmich në minutën e 82-të në 2 me 3. Pas, Ligës së Kampionëve, Superkupës së Evropës, Bayerni fiton edhe trofeun e Superkupës së Gjermanisë. Golat e takimit mund t’i shihni në linkun më poshtë: https://www.youtube.com/watch?v=V3ToMPS-SC4&ab_channel=Bundesliga *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 24 orë më parë