Bayern ngritë trofeun në Bundesliga NULL NULL 23/05/2015 23/05/2015 Skuadra e Bayern Munchen ka arritur që të fitojë me rezultat 2:0 kundër Mainz 05, në ndeshjen e zhvilluar në Allianz Arena. Gjatë gjithë lojës skuadra bavareze ka arritur që të dominojë kundër Mainz, ku posedimi i topit në fund të ndeshjes ishte 73% për skuadrën e Pep Guardiolës. Robert Lewandowski hapi llogarinë e golave në minutën e ’25 nga pika e bardhë për t’i dhënë epërsinë klubit të tij. Me këtë rezultat ka përfunduar pjesa e parë e takimit. Ndërsa me tu rikthyer në pjesën e dytë ishte Bastian Schwiensteiger që në minutën e ’48 të takimit shënoi golin e sigurisë për bavarezët. Skuadra kundërshtare nuk pate raste të mira për shënim dhe rezultati 2:0 ishte përfundimtari për këtë takim.
Kosova Nikaj: Kurti këndej ha shtalba, këndej flet për luftë, por me rrymën nuk merret (VIDEO) 15/08/2022