Lajmet e fundit

Bayern Munich ka marrë një fitore të vështirë në udhëtim te Elversbergu, duke triumfuar me rezultat 1-2.
“Bavarezët” kaluan në epërsi në minutën e 26-të, kur talenti Lennart Karl realizoi pas asistimit të Harry Kane, transmeton Klankosova.tv.
Vendasit shënuan përmes Cole Campbell, por goli u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje. Edhe një gol i Harry Kane u anulua më vonë për të njëjtën arsye.
Elversbergu arriti të barazojë në minutën e 62-të përmes Maurice Karttenmaccher, por Kane u shfaq sërish në skenë dhjetë minuta më vonë, duke realizuar një gol të bukur për 1-2.
Me këtë fitore, Bayern Munich ngjitet në kuotën e shtatë pikëve dhe renditet në vendin e katërt, ndërsa Elversbergu mbetet me gjashtë pikë në pozitën e gjashtë.