Bayern Munich gati marrëveshjet e reja me dy lojtarë NULL NULL nga Shpend Spahija 08.03.2023 10:40 nga Shpend Spahija 08.03.2023 10:40 Bayern Munich është duke punuar që t’i finalizojë dy zgjatje të kontratave me futbollistët e ekipit, shkruan gazetari Fabrizio Romano. Lucas Hernandez është afër që ta zgjasë periudhën e qëndrimit tek gjiganti gjerman, pasi kontrata aktuale është valide vetëm edhe për një sezon tjetër. Përveç mbrojtësit 27 vjeçar, Bayern ka synim që të arrijë një marrëveshje të re afatgjate me Jamal Musiala.