Bayern i dërgon mesazh Dortmundit për titullin e Bundesligas NULL NULL 06.05.2023 21:03 06.05.2023 21:03 Bayern Munich e ka marrë një fitore të madhe në udhëtim ndaj Werder Bremenit, në garën e ngushtë për titullin e Bundesligas. Bavarezët e mposhtën Werderin me rezultat 2-1, në xhiron e 31-të. Pjesa e parë u mbyll e qetë me vetëm disa raste të lehta të krijuara nga dy anët. Ndryshe ishte pjesa e dytë, në të cilën u shënuan tre gola. Filimisht Bayerni kaloi në epërsi me anë të Serge Gnabryt, në minutën e 62’. 10 minuta më vonë Leroy Sane dyfishoi epërsinë. Golin e vetëm për vendasit e realizoi Niklas Schmidt, në minutën e 87’. Më në këtë ndeshje nuk pat gola dhe përfundoi me fitoren e bavarezëve. Bayerni pas kësaj fitore renditet në pozitën e parë me 65 pikë, pas 31 ndeshjeve, me katër pikë më shumë se Dortmundi që renditet në pozitën e dytë, me një ndeshje më pak të zhvilluar. /Klankosova.tv.