Lajmet e fundit

Bayern Munich e ka nisur fuqishëm sezonin e ri në Bundesliga, duke triumfuar 5-1 ndaj Stuttgartit në Allianz Arena.
Bavarezët e zhbllokuan rezultatin me Dayot Upamecano, por Stuttgart reagoi menjëherë dhe Josha Vagnoman shënoi për 1-1, duke e rikthyer përkohësisht baraspeshën, transmeton Klankosova.tv.
Më pas, Bayern mori kontrollin e plotë të ndeshjes. Michael Olise riktheu avantazhin, ndërsa një autogol i Vagnomanit e çoi rezultatin në 3-1.
Aleksandar Pavlović shënoi për 4-1, ndërsa Luis Díaz vendosi vulën përfundimtare me golin e pestë.
Një paraqitje bindëse e kampionëve të Gjermanisë, që e nisin edicionin e ri me një fitore spektakolare 5-1.