Lajmet e fundit

Bayern Munich nuk ka në plane transferimin e Rayan Cherkit.
Pavarësisht raportimeve të fundit, klubi gjerman nuk ka bërë ofertë dhe nuk ka nisur negociata për mesfushorin francez të Manchester Cityt.
Cherki, 23-vjeçar, ka kontratë me Cityn deri në vitin 2030 dhe është transferuar nga Lyoni për rreth 40 milionë euro, transmeton Klankosova.tv.
Ai ka nisur sezonin me dy gola dhe dy asistime, ndërsa Bayern nuk planifikon investime të mëdha në janar, përveç rasteve kur skuadra përballet me ndonjë lëndim serioz.