Baxhanakët ishin në gjueti në ditë të ndaluar (VIDEO)

Baxhanakët ishin në gjueti në ditë të ndaluar (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 1 week më parë

Një person ka mbetur i vdekur të mërkurën, pasi në malet e Pakashticës së Podujevës, aksidentalisht, u qëllua me pushkë gjuetie nga baxhanaku i tij.

30-vjeçari Mentor Kajtazi kishte dalë për gjah vetë i katërti, teksa nga pakujdesia po dyshohet se u qëllua nga 34-vjeçari me inicialet F.B.

Nga Shoqata e Gjuetisë “Llapi” në Podujevë deklaruan se asnjëri nga ta nuk kishte leje për armë e as ishte anëtar i kësaj shoqate, si dhe ishin duke bërë gjueti ilegale.

Varrimi i të ndjerit u bë sot pasdite, në varrezat e Dumnicës së Podujevës.