Baton Haxhiu zbulon skenarin: Ambasadori Dell dha “urdhër” që të ndërhyhet në veri të Kosovës NULL NULL 12.07.2019 22:37 12.07.2019 22:37 Publicisti Baton Haxhiu në emisionin “Blic Interview”, ka theksuar se veriu i Kosovës është produkt i një situatë që është krijuar më 2004. “Më ka ardhur shumë keq që shoqëria shqiptare në Kosovë dhe në Shqipëri nuk është treguar e gatshme për të debatuar për një opsion të dytë ose opsion të tretë dhe mendoj se është një grup i njerëzve të cilët e kanë njëfare kriminaliteti gjuhësor, për shkak se kanë edukatë të munguar ose janë pasionantë të së keqes, të cilët fjalën tradhti e përdorin, gjënë e parë kur s’kanë argumente për ta vendosur në tavolinë dhe nuk janë pak ata”, tha ai, shkruan Gazeta Blic, transmeton Klan Kosova. “Veriu i Kosovës është produkt i një situate që është krijuar kryesisht në vitin 2004”, tha Haxhiu, duke shtuar, se në vitin 2010, ambasadori Dell, kishte kërkuar nga Thaçi, që ta shpëtoj veriun. “Ndërsa në vitin 2010 Christopher Dell në njëfarë mënyrë i dha urdhër presidentit dhe i tha shko shpëtoje veriun se në veri tashmë dominon gjithçka serbe, ku tashmë s’kishte asnjë lidhje me Kosovën, as me simbolikë, as me përmbajtje, as me gjeografi, pra në vitin 2010 nisi rikthimi i ngadalshëm i veriut brenda institucioneve të Kosovës”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 53 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 1 orë më parë