14:53, 9 Korrik 2020

Bateristi i bendit “Arcade Fire”, Jeremy Gara, ka njoftuar për detajet e albumit e tij të ri solo, “Passerine Finale”.

Ky album do të dalë në shitje më 11 shtator përmes Invada Records, produksioni i Geoff Barrow të “Portishead”.

Pak muaj para se të dalë ky album, Gara tashmë e ka shpërndarë një video të këngës së tij të parë të përveçme të albumit, “wraith”.

Ky është albumi i tij i dytë solo, pas atij debutues që e kishte pasur më 2016, të titulluar “limn”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë