Bastoret tregojnë favoritin në La Liga - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bastoret tregojnë favoritin në La Liga

NULL NULL
10/11/2015
Shtëpitë e basteve e llogarisin Barcelonën favorite për të triumfuar në La Liga, ndërsa pas saj është Real Madridi me një koeficient goxha më të lartë.

Pas 11 xhirove të La Ligas dhe duke marrë shtyësë nga humbja e Real Madridit nga Sevilla, dy javë para El Clasicos, shtëpitë e basteve kanë bërë një analizë për dhe kanë nxjerrë favoritin për të triumfuar në La Liga

Pothuaj e padiskutueshme është Barcelona(kuota 1,45) që ka treguar forcën e saj, edhe pa asin argjentinas Lionel Messi, ndërsa Reali renditet pas saj.

Skuadra katalane ka epërsi prej tre pikësh në tabelë para derbit të 21 nëntorit të Santiago Bernabeu, ndeshje në të cilën pret t’i kthehet edhe katër herë Topi i Artë, Lionel Messi.

Reali ka një koeficient goxha më të lartë, 2,5, por që do të mund të përmirësohej ndjeshëm në rast të fitores në El Classico.

Pas skuadrës nga Santiago Bernabeu renditen Atletico Madrid, Valencia e Celta Vigo.

bast