Bastoni flet për kontratën e re tek Inter NULL NULL nga Shpend Spahija 25.05.2023 08:02 nga Shpend Spahija 25.05.2023 08:02 Alessandro Bastoni festoi të mërkurën në mbrëmje trofeun e radhës me Inter, pasi fituan në finale të Kupës së Italisë ndaj Fiorentinas. Pas ndeshjes, i pyetur nga mediet italiane, mbrojtësi foli edhe për kontratën e re me klubin e tij. “Ndjehem shumë mirë këtu, jemi në të njejtën faqe me klubin. Mendoj se do të vazhdojmë së bashku, kontrata e re është afër”, tha Bastoni. Sipas medieve në Itali, kontrata e re do të jetë e vlefshme deri në vitin 2028 dhe Bastoni do të paguhet 5 milionë euro për sezon, pa përfshirë këtu bonuset. Bastoni flet për kontratën e re tek Inter
Futboll Rexha: Që prej ardhjes së Currit, Prishtina ka reflektuar dhe ka treguar vlera të larta 23/04/2023