Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bastoni e sheh të ardhmen te Interi: Do të doja të bëhesha kapiten një ditë

NULL NULL
13.04.2024 14:17
MILAN, ITALY - OCTOBER 29: Alessandro Bastoni of FC Internazionale in action during the Serie A match between FC Internazionale and UC Sampdoria at Stadio Giuseppe Meazza on October 29, 2022 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Mbrojtësi italian Alessandro Bastoni ka thënë se të ardhmen e sheh te skuadra e Interit.

Bastoni në një intervistë të dhënë së fudmi ka deklaruar se do të donte të bëhej një ditë kapiten i këtij ekipi.

“E shoh të ardhmen time te Interi. Emocionet që po ndjej në klub janë vërtet të veçanta, i shoh tifozët sa herë që shkojmë në stadium… kështu që për momentin shoh të ardhmen time atje”, u shpreh Bastoni.

“Do të doja të bëhesha kapiten një ditë”, tha ai për Gazzetta dello Sport.

Bastoni gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 32 paraqitje, teksa ka kontribuar me një gol dhe tre asistime.

Përndryshe, ai ka kontratë të vlefshme me zikaltërit deri në verën e vitit 2028. /Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.