Bastisjet në NPB, PSD-ja: Jemi bërë cak i përndjekjeve politike NULL NULL 17.05.2023 14:03 17.05.2023 14:03 Partia Socialdemokrate e ka mbajtur sot një konferencë për media në lidhje me bastisjet që janë kryer të mërkurën te ish-zyrtarët e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB). Sipas ish-aksionarit të NPB-së, Dren Kukaj, këto bastisje janë përndjekje politike që po i bëhet atij dhe PSD-së, njofton Klan Kosova. “Ministri i Punëve te Brendshme, ende pa përfunduar aksioni thotë ka qenë aksion i suksesshëm. Çka ka të suksesshme këtu. Jam i bindur në ligjshmërinë e veprimeve. Jemi bërë cak i përndjekjeve politike. “Sot më janë bastisur shtëpia e prindërve, pastaj në banesë kanë hyrë në banesë dhe e kanë bastisur tërë banesën”. “Kanë marrë dy kompjuterë të prindërve dhe një telefon personal, pastaj e kanë bastisë banesën ku jetoj me grua dhe fëmijë, ma morën veç telefonin”. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sveçla për policin që vdiq në vendin e punës: Ishte i angazhuar në luftë kundër çdo lloj kriminaliteti 10/12/2023
Kosova Tahiri (AAK): Diagnoza e politikës së jashtme të Kosovës sot është e thjesht, tre vjet asnjë njohje 10/12/2023