Bastisjet i urdhëroi prokuroria - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bastisjet i urdhëroi prokuroria

NULL NULL
18/05/2015
Ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni dhe shefi i policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni gjatë raportimit të tyre para KOmisionit të Brendshëm rreth konfliktit në Maqedoni thanë se bastisjet e famlijeve të personave që luftuan atje u bë me urdhër të prokurorit.

Ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni gjatë raportimit para Komisionit të Brendshëm tha se ka bërë përpjekje të vazhdueshme që të marë informacione nga institucionet maqedonase.

Ndërkaq, i pyetur nga kryetari i Komisionit të Brendshëm, Daut Haradinaj se kush ka dhënë urdhër për bastisjen e familjeve të kosovarëve që luftuan në Kumanovë, Hyseni ka deklaruar se bastisjet janë kryer me urdhër të prokurorit

Nga ana tjetër, shefi i policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni në raportimin e tij ka theksuar se situata ka qenë aq e pavolitshme me institucionet maqedonase dhe se sipas tij akoma ka informacion të mangët lidhur me këtë çështje. transmeton Klan Kosova.

“Ne nuk mund të konfirmojmë vrasjen e dikujt, deri sa nuk e kemi një certifikatë të vdekjes për shtetasi t e Kosovës që janë vrarë atje. Rezultojnë të jenë 9 kosovarë të vrarë dhe 21 të arrestuar në bazë të hetimeve që i ka bërë Policia e Kosovës” tha ai.

Edhe Maxhuni ka ripërsëritur se urdhrin për bastisje të familjeve në Kosovë e ka dhënë prokuroria./Klan Kosova.