Bastisje në dy lokacione në Ferizaj, kapet kanabis e kokainë – dy të arrestuar NULL NULL 02.07.2025 10:33 02.07.2025 10:33 Policia ka kryer bastisje në dy lokacione në Talinoc të Muhaxherëve, me ç’rast ka gjetur dhe konfiskua kanabis, kokainë, metadon, fishek dhe para të gatshme. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. “Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia në raport, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova IPKO pas zjarrit në depon në zonën industriale: Të gjitha operacionet vazhdojnë pa asnjë ndërprerje 2 orë më parë