20:34, 14 Gusht 2019

U kap nën dyshimin se po kontrabandonte armë.

Në fakt shtetasit të Kosovës Y.A  policia shqiptare në Elbasan i gjeti një sasi të konsiderueshme të armëve luftarake.

Në veturën e tij u konfiskuan 19 pistoleta të kalibrave të ndryshëm, 400 fishekë si dhe 1.6 kilogramë tritol, njofton Klan Kosova.

51 vjeçari me prejardhje nga Podujeva këto armë po trafikonte nga Serbia në Kosovë e pastaj i dërgonte në Shqipëri.

Edhe shtëpia ku jeton në Kosovë u bastis të martën.

Kronikë nga Merita Neziri.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë