Bastiset Avdullah Rama - Komandant Dulla, për Grupin e Kumanovës (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bastiset Avdullah Rama – Komandant Dulla, për Grupin e Kumanovës (VIDEO)

NULL NULL
15/05/2015
Policia e Kosovës ka kryer bastisje në shtëpinë e Avdullah Ramës, për të cilin dyshohet se ka lidhje me zhvillimet e fundit në Kumanovë.

Policia e Kosovës ka kryer bastisje në shtëpinë e Avdullah Ramës, për të cilin dyshohet se ka lidhje me zhvillimet e fundit në Kumanovë.

Pas përfundimit të kontrollimit të shtëpisë, policia kishte marrë në stacionin policor Avdullah Ramën, ndryshe i njohur si “Komandant Dulla”.

Ai u shoqërua nga forcat e rendit me dyshimin se ishte i përfshirë në incidentin e Kumanovës.

Sot nuk ishte hera e parë që këtë javë Avdullah Rama ishte paraqitur në polici për t’u marrë në pyetje për rastin e Kumanovës.

Mirëpo, pak orë pasi kishte shkuar në stacionin policor, Komandant Dulla është kthyer në shtëpi, transmeton Klan Kosova.

Gazetarja Fillojeta Konjuhi, ka arritur të kontaktojë me Abdullah Ramën në shtëpinë e tij.

Për Klan Kosovën ai ka deklaruar se nuk ka gisht në rastin e Kumanovës, por se është i zëshëm në mbrojtjen e shqiptarëve të atjeshëm.

Sipas komandantit, arrestimi i tij kishte të bënte me çështje politike.

klankosova.tv