Basketbollistja Enisa Kamerolli vazhdon me suksese në SHBA NULL NULL 14.03.2023 14:56 14.03.2023 14:56 UT Tyler fiton Turneun Rajonal të NCAA South Central. Ekipi i basketbollit UT Tyler, ku pjesë është edhe basketbollistja e Kosovës, Enisa Kamerolli, vazhdon me suksese. UT Tyler jo vetëm që janë kualifikuar për turneun e parë NCAA DII, por pasi kanë fituar dy ndeshjet e para, të hënën në mbrëmje ata kanë mundur Lubbock Christian 67:64 në kohën shtesë për të depërtuar në Elite Tight. Tani UT Tyler do të përgatiten për raundin çerekfinal që zhvillohet në Misuri. Enisa Kamerolli është pjesë e grupmoshave të Kosovës, ndërsa ka luajtur edhe me Kosovën A, në debutimin më 2021 në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla në Qipro. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.