Basketbollisti serb Jokiq godet me bërryl shefin e Phoenixit (VIDEO) NULL NULL 08.05.2023 11:32 08.05.2023 11:32 Basketbollisti serb Nikola Jokiq e ka goditur me bërryl shefin e ekipit të basketbollit në NBA, Phoenix Suns. I gjithë incidenti ndodhi në ndeshjen e katërt të Denver Nuggets dhe Phoenix Suns, ku kjo e fundit e barazoi serinë e gjysmëfinaleve në 2-2. Në çerekun e dytë, basketbollisti serb i Denverit, duke tentuar të marr topin në publik, mes tensioneve e godet me bërryl shefin e Suns, Mat Ishbla. Dy herë fituesi i MVP-së, u ndëshkua nga gjyqtarët me teknik për këtë gjest, teksa Ishbia gjatë pushimit në mes dy pjesëve tha se është mirë. “Ai (gjyqtar) më tha se e godita fansin, por fansi më vendosi së pari duart në mu, kështu që supozoj se Liga duhet të na mbrojë neve, por megjithatë ndoshta jam gabim, do të shohim”, u shpreh Jokiq pas ndeshjes, duke e arsyetuar veprimin që e bëri. “Ai është ulur në parket, ai është fans, apo jo? Pavarësisht kush është, ai është një fans. Nuk mund të ndërhyjë në ndeshje duke e mbajtur topin”. /Klankosova.tv. Jokic just shoved the owner of the suns 😳 pic.twitter.com/oQOyZDP1A1 — LakeShowYo (@LakeShowYo) May 8, 2023