Basketbollisti Odom në prag të vdekjes NULL NULL 14.10.2015 14:47 14.10.2015 14:47 Basketbollisti i njohur Lamar Odom, po lufton për jetën e tij. Lojtari është gjetur pa ndjenja në Pahrump të Navadës, transmeton Klan Kosova. Odom, ishte në një festë katër-ditore në Nevada ku kishte konsumuar dhjetë Viagra. Konsumimi i tepruar i kësaj pilule, i shkaktoi atij probleme me zemër. Mësohet që ish gruaja e tij, ylli nga reality show “Keeping Up With Kardashians”, Khole Kardashian ka shkuar menjëherë në spital në Nevada, ku ai është duke u trajtuar. Gjithashtu me të është nëna Kris Jenner si dhe motra e saj Kim Kardashian. Khole Kardashian si dhe Lamar Odom, janë martuar në vitin 2009 për t’u divorcuar katër vite më pas. TMZ raporton që 35 vjeçari është në koma pasi që ka probleme serioze me mushkritë si dhe veshkët. Më poshtë mund ta shikoni një video ku janë të shkëputura 10 momentet më të mira si basketbollist. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.