Basketbollisti kosovar, shënuesi më i mirë në Evropian NULL NULL 09.08.2022 09:28 09.08.2022 09:28 Basketbollisti i Kosovës U18, Bardh Istrefi është renditur i pari në bazë të pikëve të shënuar në Kampionatin Evropian për U18, Divizioni B që është zhvilluar në Rumani. Istrefi ka arritur që në shtatë ndeshjet që i ka zhvilluar për Përfaqësuesen e Kosovës të realizojë 156 pikë, me mesatare 22.3 pikë të shënuar për ndeshje. Kosova U-18 e ka mbyllur kampionatin me një fitore ndaj Qipros dhe gjashtë humbje, duke u renditur në vendin e 21-të. Bardh Istrefi gjithashtu ka qenë pjesë e Përfaqësueses U20. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.