Basketbollistët festojnë bashkë në Çair NULL NULL 22.11.2024 20:33 22.11.2024 20:33 Më 26 dhe 27 nëntor 2024, në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair do të zhvillohet një turne i veçantë basketbolli, organizuar nga KB Çair2030, në kuadër të festimeve për përvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Me anë të një postimi në Facebook, klubi bën të ditur se në këtë aktivitet sportiv, i cili përveç garës ka për qëllim edhe promovimin e bashkimit kombëtar dhe frymës sportive, do të marrin pjesë katër klube të mirënjohura të basketbollit: KB Çair KB Golden Eagle Ylli KB Vëllaznimi KB Prishtina Tutje theksohet se turneu do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të shijuar një atmosferë festive dhe të pasur me rivalitet sportiv, ku ekipet pjesëmarrëse do të sfidojnë njëra-tjetrën për të nderuar këtë datë historike të kombit shqiptar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Basketboll Nis sezoni pranveror i basketbollit, të gjitha ndeshjet ekskluzivisht në Artmotion dhe Klan Kosova 2 weeks