16:27, 5 Korrik 2019

Basketbollistet e Kosovës U-18 (F) kanë zhvilluar ndeshjen e pare në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po zhvillohet në Maqedoninë Veriore.

Vashat e Kosovës kanë pësuar nga superfuqia evropiane e basketbollit, Sllovenia, me rezultat 12:97, transmeton Klan Kosova.

Kjo ishte ndeshja e parë e Kosovës, derisa të shtunën do të luajnë ndaj Estonisë.

“Vashat e Kosovës përkundër se janë më të reja në moshë se kundërshtaret dhe më me pak përvojë e gjatësi, kanë zhvilluar një ndeshje të mirë, derisa tani po përqendrohen për ndeshjen e ardhshme”.

“Synimi i Kosovës nga fillimi ishte një fitore në grup, duke i përqendruar forcat te ndeshja me Norvegjinë, që zhvillohet të martën”.

“Dy Përfaqësueset e para në grupe do të kualifikohen në çerekfinale, vendi i tretë dhe i katërt do të luajnë për pozitat 9-16, kurse vendi i pestë dhe i gjashtë në grupe do të luftojnë për pozitat 17-23”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Federatës së Basketbollit në Facebook.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë