Basketboll, sot zhvillohen dy ndeshje fantastike NULL NULL 01.04.2023 09:04 01.04.2023 09:04 Sot do të zhvillohen dy ndeshje në kuadër të xhiros së 28-të apo e fundit për garat e rregullta, në kuadër të Prince Caffe Superligë së Kosovës në basketboll. Sfida e parë zhvillohet mes Trepçës dhe Vëllaznimit, ku mitrovicasit do të hyjnë në “Play-off”-i nga vendi i katërt, ndërsa kuqezinjtë nga vendi i gjashtë. ‘Xehetarët’ kanë 16 fitore e 11 humbje, ndërsa skuadra nga Gjakova nëntë fitore e 18 humbje. Rahoveci që ka vetëm katër fitore e 23 humbje, do të ndeshet me Pejën në formë të lartë, që ka 20 fitore e shtatë humbje, madje duke regjistruar shtatë fitore radhazi dhe është favorite ndaj Vreshtarëve. Prince Caffe Superliga-Java 28 E shtunë 16:30 Trepça – Vëllaznimi 20:00 Rahoveci – Peja Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.